Avenir Lleshanaku – Drejtor i Përgjithshëm

Z. Avenir Lleshanaku është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP) pranë Ministrisë së Financave nga muaji Shtator i vitit 2024. Ai ka kryer studimet universitare dhe master shkencor në Universitetin Marmara, Stamboll – Turqi, Fakulteti Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Dega “Financë Publike” në vitin 2001, e më pas ato të nivelit “Master për Administrim Biznesi” – MBA, ne “Institute Universitaire Kurt Bosch” – UNYT, Tiranë, 2004 – 2006. Në vijim të edukimit profesional në fushën e Financave dhe Bankave ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca të ndryshme duke u certifikuar në specialitete si: Financa Tregtare, Kredi Dokumentare, Garanci Bankare, Inkasso, Operacionet Bankare Back Office, Menaxhim Projektesh per Digjitalizim të Operacioneve Bankare, Green Finance, Financa Klimatike, Environmental Sustainability, dhe ESG (Environmental Social Governance). Z. Lleshanaku ka një përvojë 23 vjecare në sektorin bankar privat, duke punuar nga viti 2001-2024 në 3 banka të ndryshme, International Commercial Bank, NBG Bank dhe BKT, duke mbajtur se fundi pozicione si Drejtor Dege Banke, Drejtor Departamenti për Operacionet e Produkteve të Detyrimeve Bankare, Zv. Drejtor i Departamentit të Operacioneve Qëndrore, etj. Për funksionet që ka patur në sektorin bankar privat ka qënë shpesh pjesë e grupeve të punës në projektet që bankat kanë patur për transformimet në bankingun dixhital, me Agjensinë e Sigurimit të Depozitave, Drejtorinë e Thesarit në Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Doganave, Banken e Shqiperise per rishikim rregulloresh dhe legjislacioni etj. Gjithashtu që prej vitit 2009 e në vazhdim ka lektuar si pedagog i jashtëm në lëndët “Banking Ndërkombëtar”, “Operacionet dhe Shërbimet Bankare” dhe “Kontabilitet dhe Raportim Bankar”. Z. Avenir Lleshanaku ne vitin 2003 ka qënë pjesë e stafit ne Organizatën Ndërkombëtare UNICEF si trajnues si dhe mban titullin “Ambasador Nderi”, akorduar nga “Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet”, Tiranë, Maj 2023. Eshtë njohës i gjuhëve angleze, turke, frënge, gjermane italiane dhe latinishtes klasike.