Publikuar më: 03/06/2025
-CV-të e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit
Avenir Lleshanaku – Drejtor i Përgjithshëm
Z. Avenir Lleshanaku është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP) pranë Ministrisë së Financave nga muaji Shtator i vitit 2024. Ai ka kryer studimet universitare dhe master shkencor në Universitetin Marmara, Stamboll – Turqi, Fakulteti Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Dega “Financë Publike” në vitin 2001, e më pas ato të nivelit “Master për Administrim Biznesi” – MBA, ne “Institute Universitaire Kurt Bosch” – UNYT, Tiranë, 2004 – 2006. Në vijim të edukimit profesional në fushën e Financave dhe Bankave ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca të ndryshme duke u certifikuar në specialitete si: Financa Tregtare, Kredi Dokumentare, Garanci Bankare, Inkasso, Operacionet Bankare Back Office, Menaxhim Projektesh per Digjitalizim të Operacioneve Bankare, Green Finance, Financa Klimatike, Environmental Sustainability, dhe ESG (Environmental Social Governance). Z. Lleshanaku ka një përvojë 23 vjecare në sektorin bankar privat, duke punuar nga viti 2001-2024 në 3 banka të ndryshme, International Commercial Bank, NBG Bank dhe BKT, duke mbajtur se fundi pozicione si Drejtor Dege Banke, Drejtor Departamenti për Operacionet e Produkteve të Detyrimeve Bankare, Zv. Drejtor i Departamentit të Operacioneve Qëndrore, etj. Për funksionet që ka patur në sektorin bankar privat ka qënë shpesh pjesë e grupeve të punës në projektet që bankat kanë patur për transformimet në bankingun dixhital, me Agjensinë e Sigurimit të Depozitave, Drejtorinë e Thesarit në Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Doganave, Banken e Shqiperise per rishikim rregulloresh dhe legjislacioni etj. Gjithashtu që prej vitit 2009 e në vazhdim ka lektuar si pedagog i jashtëm në lëndët “Banking Ndërkombëtar”, “Operacionet dhe Shërbimet Bankare” dhe “Kontabilitet dhe Raportim Bankar”. Z. Avenir Lleshanaku ne vitin 2003 ka qënë pjesë e stafit ne Organizatën Ndërkombëtare UNICEF si trajnues si dhe mban titullin “Ambasador Nderi”, akorduar nga “Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet”, Tiranë, Maj 2023. Eshtë njohës i gjuhëve angleze, turke, frënge, gjermane italiane dhe latinishtes klasike.
Megi Madhi – Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse
Znj. Megi Madhi është emëruar Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP) pranë Ministrisë së Financave nga muaji Qershor i vitit 2024. Ajo ka kryer studimet Bachelor në Financë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë nga i cili është diplomuar në vitin 2018. Në vitin 2020 është diplomuar në Master i Shkencave në Financë-Kontabilitet pranë Universitetit Marin Barleti Tiranë. Në vijim të edukimit profesional Znj. Megi Madhi është çertifikuar në Trajnime të ndryshme si: Trajnim Profesional në Financë dhe Kontabilitet dhe Programi Financa 5, Albanian Tax & Consulting Center, Tiranë, programin financiar Microsoft Dynamics. Trajnimin për Inteligjenca Emocionale SEI EQ Model – Unlocking EQ Profil, Mazars in Albania and Kosovo. Ka ndjekur trajnimin e ASPA per Sigurinë Kibernetike dhe Qeverisjen Elektronike organizuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike. Eshtë çertifikuar për gjuhën Angleze nga TOEFL IPT. Znj. Madhi ka një përvojë 7 vjecare në sektorin e Financës dhe të Kontabilitetit, ka punuar për 6 vite si Kontabiliste (Senior) në një nga kompanitë më të mëdha të sektorit financiar Forvis Mazars Albania & Kosovo/ I.L.D-99 Audit Sh.p.k nga viti 2018 deri në 31.01.2024, më pas ka punuar si Specialiste Finance – Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë. Eshtë njohëse e gjuhëve angleze, italiane dhe frënge.
Anisa Hoxha – Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Garancive Shtetërore, Huave dhe Nënhuave dhe Trajtimit të Kredive
Znj. Anisa Hoxha është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Garancive Shtetërore, Huave dhe Nënhuave dhe Trajtimit të Kredive në Agjencisë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP) pranë Ministrisë së Financave nga muaji Prill i vitit 2025. Ajo ka kryer studimet Bachelor në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë nga i cili është diplomuar në vitin 2017. Në vitin 2019 është Diplomuar në Master Shkencor Penal në Fakultetin e Drejtësisë. Në vijim Znj. Hoxha është çertifikuar nga TOEIC për Gjuhën Angleze. Znj. Hoxha ka punuar vullnetarisht për 1 vit si konsulente juridike gjatë kohës që ndiqte studimet Master. Nga Viti 2019 – 2021 ka punuar si Asistent Avokate. Në periudhën 2022- 2023 Juriste / Specialist Prokurimesh. Nga Maji i 2024 ka punuar si Përgjegjëse e Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera. Gjatë kësaj periudhe ka qenë Koordinator për të Drejtën Informimit Publik pranë Autoritetit Publik “Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera”. Eshtë njohëse e gjuhës angleze dhe italiane.